Policia e Kosovës, njofton se të martën kanë hasur në një lokal ku ishin nëntë persona duke luajtur lojëra të fatit.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri, në orën 03:55 të mëngjesit.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gjësende si prova materiale.
I dyshuari dhe palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE/Rr. Arsim Muzaqi, Vushtrri 08.11.2022 – 03:55. Gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit mashkull kosovar janë hasur nëntë person meshkuj kosovarë, duke luajtur lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar, disa çipa për loja pokeri, dy paketime me çipa për lojëra (zhetonë) të konvertuar në të holla në vlerë 1800€, pesë letra pokeri dhe para të gatshme 200€. I dyshuari dhe palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.