Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntë aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar.