Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energji ia ka kaluar një milion euro Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë për zhvillimin e projekteve të Efiçiencës së Energjisë
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, tha se është më rëndësi që këto mjete të nisin të shfrytëzohen sa më shpejt, duke e konsideruar këtë si mundësi për zhvillim ekonomik.
“Është me rëndësi që këto mjete sa më shpejt të hyjnë në zbatim dhe kjo në një mënyrë e rrit mundësinë e zhvillimit ekonomik sepse përmes këtij fondi nuk janë vetëm përfitues faktik, por janë fitues edhe ndërmarrjet e ndryshme”, ka thënë ai.
Arsim Kuliqi, kryeshef i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë, ndonëse po e konsideron këtë periudhë të vështirë, tha se me mbështetjen e ministrisë janë ndar këto mjete, raporton EO.
“Ka qenë proces shumë i gjatë dhe i vështirë, por tani vetëm Fondi po starton. Është edhe një moment shumë i rëndësishëm që gjendemi para pandemisë dhe në këtë situatë dhe me mbështetje të ministrit janë ndarë një milion euro për Fondin”.
Lum Mita kryesues i bordit të Fondit për Efiçiencë tha se kjo ndihmë funksionalizion Fondin në kryerjen e planifikimeve.