×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkrimet e qytetarëve për tërheqjen e Trustit/ KQZ-ja bën verifikimin e mbi 17 mijë sosh

    FrontOnline
    09 Gusht 2022

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar verifikimin e nënshkrimeve  të qytetarëve të Kosovës, të cilët përmes nënshkrimeve po kërkojnë që të ndryshohet Ligji për tërheqjen e një shume të parave nga Trusti.

    Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi në një përgjigje për Front Online, tha se deri më tani janë verifikuar  17,197 nënshkrime.

    “Pas procesit të verifikimit të listës së nënshkrimeve të peticionit, rezulton se 17,197 nënshkrues të peticionit janë qytetarë me të drejtë vote të Republikës së Kosovës”, bërë të ditur Elezi për Front Online.

    Ai tha se nënshkrimet janë verifikuar në bazë të listës së fundit të votuesve.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar listën e nënshkrimeve në raport me listën e fundit të votuesve, e cila i takon Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021 dhe të cilën e posedon KQZ-ja”, u shpreh ai.

    Elezi tha se për verifikimin e nënshkrimeve, javën e kaluar e kanë njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

    “Lidhur me këtë, të enjten e javës së kaluar kemi informuar zyrtarisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovë”, tha ai për Front Online.

    Një iniciativë tjetër për ndryshimin e Ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës është  iniciuar edhe nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, por nuk i mori votat e mjaftueshme./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.