Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëria Nagavci, ka folur për ndryshimet Kushtetuese për tu formuar Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovës, raporton portali Front Online.
Ajo tha se Hoti e ka pranuar që Asociacioni do të jetë pjesë e dialogut për të arritur një marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk duhet të harrojmë se vetë Avdullah Hoti si kryeministër e ka pranuar se e ka diskutuar këtë temë dhe ai disa herë i ka ndërruar deklaratat. Nëse nuk keni harruar kur Hoti ka qenë në Bruksel vetë ka deklaruar se në Bruksel janë hapur dy tema çështja e obligimeve financiare dhe çështja e asociacionit. Ai thotë se e kemi një marrëveshje të vitit 2015 dhe ne do ta diskutojmë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Nagavci.