×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Nënkryetari i Prishtinës: Nuk po bëhen mjaftueshëm teste, ka më shumë të infektuar

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Numri i të infektuarve me Covid-19 në Komunën e Prishtinës në këtëjavë ka shënuar rënie, nga rreth 400 raste sa ishin brenda ditës numri ka rënë në 150.

    Por, kjo rënie po del të jetë për shkak të uljes së numrit të testimeve.

    Kështu po thotë për Front Online, nënkryetari i Prishtinës, MuhedinNushi.

    Sipas tij, kjo nuk ështëpasqyrë reale e gjendjes aktuale me Covid në vend ngase nga 2000 mijë teste sa janë bërë në të kaluarën tani po bëhen 1200.

     

    “Nuk ështëpasqyra reale e situatës të cilën e kemi, ka më shumë të infektuar edhe mendoj se nuk ka rënie tëtë infektuarve, rënia është e shkaktuar pikërisht për arsye tëzvogëlimit të numrit të testimeve, kemi pasur 800 tani i kemi 400”,tha Nushi.

    Ndërsa i pyetur se a do të largohet Prishtina, nga zona e kuqe pas rënies së numrit tëtë infektuarve, Nushi tha se nuk e presin një gjë tëtillë pasi që në këtë komunë ka mjaftueshëm persona të infektuar.

    Ai tha se mundësia për të dalë nga zona e kuqe është vetëm nëse numri i tëinfektuarveditëve të fundit bien nën 100.

    “Nuk presim qëPrishtina në fund të javës të del prej zonës së kuqe, duhet të vazhdoj pasi që kemi pasur mjaftueshëm persona të infektuar gjatë javës së kaluar, këto dy tri ditëështë rënia, por të shikojmë se si do të shkon situata në ditët e ardhshme, nësebijën numri nën 100 gjatëditëve tëardhshme ekziston mundësia që edhe në fund tëjavësPrishtina te del nga zona e kuqe”, tha Nushi për Front Online.

     

    Kush përfitoi nga ndihma që Komuna e Prishtina ndau për bizneset? Flet nënkryetari Nushi

    Komuna e Prishtinës, ka bërë publike listën e bizneseve të cilat kanë përfituar nga subvencioni që kjo komunë ka ndarë për t’i ndihmuar bizneset të cilat kanë pasur humbje pas përhapjes sëpandemisë.

    Nënkryetari i Prishtinës MuhedinNushi, për FrontOnline tha se nga ndarja e këtyre mjeteve janë përjashtuar barnatoret dhe furrat.

    “Të gjitha barnatoret janë eliminuar, të gjitha furrat janë eliminuar pasi që këto biznese kanë pasur të drejt të punojnë”, tha Nushi për Front Online.

    Për të përfituar nga subvencionet e Komunës së Prishtinës kanë aplikuar edhe 300 biznese, të cilat nuk kanë qenë të Prishtinës dhe se janë larguar nga listat.

    50 dhe 100 euro/ Mbi 14 mijë qytetarë që u infektuan me Covid aplikojnë në Komunën e Prishtinës

    E, përveç bizneseve, komuna e Prishtinës ka marr vendim që t’i ndihmojë edhe qytetarët të cilët janë infektuar me COVID-19 duke i’u ndarë nga 50 euro personave nën moshën 65 vjeç dhe 100 euro për ata mbi 65 vjet.

    Deri më tani kanë aplikuar rreth 14 mijë qytetarë.

    Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, MuhedinNushi për FrontOnline.

    “Situata po shkon mirë, prej 18 mijë të infektuar prej marsit deri dje, kanë aplikuar 13371 qytetarë kjo nënkupton se së shpejti mund të presim edhe aplikimin e qind përqind të qytetarëve që janë të infektuar.Interesimiështë i madh përkundër që shumaështësimbolike prej  50 euro për qytetarët deri në moshën 65 vjeçare dhe 100 euro mbi moshën 65 vjeçare, numri është i madh interesimi i madh”, tha ai.

     

     

     

     

     

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Është bërë zbulimi i shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.