Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, foli edhe për përçarjet brenda koalicionit qeverisës, raporton Front Online.
Ai tha se me votimin e Ligjit për Rimëkëmbje u dëshmua që koalicioni i ka votat e mjaftueshme për të funksionuar.
“Koalicioni është duke punuar, u dëshmua që i ka votat e mjaftueshme për të funksionuar. Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike e dëshmoi se 64 deputetë e mbështesin këtë Qeveri, vazhdojnë të punojnë, është në stabilitet”, tha nënkryetari i LDK-së./Front Online/
Lexo edhe:
Isa Mustafa, kandidat për president të vendit? Deklarohet nënkryetari i LDK-së