Një burrë dhe një grua ia kanë marrë pa pëlqimin e saj vajzën 3-vjecare një gruaje tjetër nga Obiliqi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 ndërsa, siç shkruhet në raport, të dyshuarit kanë tentuar që të udhëtojnë pasi e morën vajzën tre vjeçare jashtë Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinjë.
Aty të njëjtit janë ndaluar nga Policia.
Fëmija i është kthyer nënës, ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“ Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të PK-së./FrontOnline/