Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora sot feston ditëlindjen e 31-të të saj.
Ajo ka marrë urime të shumta nga familjarë dhe fansa, por që u dallua urimi i nënës së saj, Vera Ora.
Vera ia ka uruar së bijës ditëlindjen me një kujtim shumë të bukur nga fëmijëria e Ritës, e cila shihet duke kënduar e vallëzuar.
“Rita Ora urime ditëlindjen, bebja ime, kështu jemi ne duke vallëzuar dhe bërë shumë qejf përderisa ti po hyje në botën tënde magjike të së ardhmes! Të dua përgjithmonë mbretëresha ime e vallëzimit, Elena Ora, O Zot i madh të shikoj ti regjisoren e vogël prapa kamerës”, ka shkruar ajo.
Rita ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë dhe është larguar nga Kosova gjersa ka qenë vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngulën në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo tashmë është në lidhje me regjisorin, Taika Waititi. Rita aktualisht është duke punuar në Londër në albumin e saj të ri.