×
  • Lajme
  • Lajme

    Nën tensionet e reja për bllokadën e kosovarëve, BE konfirmon se sot mbahet takimi Bislimi-Petkoviq për “dinarin”

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

    Bashkimi Europian ka konfirmuar se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel.

    “Ne mund të konfirmojmë se takimi mbahet nesër”, tha shkurt zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Para tri ditësh, për këtë takim paralajmëroi edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se ky takim do të jetë sërish për të gjetur një zgjidhje për qytetarët që prekën nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili hoqi nga përdorimi dinarin.

    “Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, kishte thënë Lajçak.

    Ndërkaq, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, dje ka njoftuar se bashkë me ekipin e tij janw nisut dje për në Bruksel.

    “Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist”, ishte shprehur Petkoviq për Informer.

    Nuk dihet nëse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, por ai dje lajmëroi se kishte pasë një bisedë me Lajçakun për situatën që e krijoi Serbia me bllokimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare./Express

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.