Nën ndikimin e alkoolit, një person në Gjakovë ka rrahur një grua, raporton Front Online.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
“Gjakovë 1 5.10.2020 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila e ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit iu ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.77 promil. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, është thënë në raportin 24 orësh të PK-së./Front Online