Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se në lokalin e tij në rrugën “Bajram Bahtiri” ka hyrë një person i maskuar të martën dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.
Bëhet e ditur se pasi që kasaforta ishte e mbyllur, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar dhe rasti është në hetime.