Policia e Kosovës ka raportuar se ditën e djeshmë në Kosovë, nën kërcënim të armës ish-bashkëshorti i ka marr viktimës telefonin dhe portofolin, transmeton Front Online.
“Fsh. Nakaradë, Fushë Kosovë 12.09.2020-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se nën kërcënim të armës ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i ka marr telefonin dhe portofolin me 5€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./ Front Online/