×
  • Lajme
  • Lajme

    Nehat Thaçi ia kthen Haxhiut: Jam i pastër, lëndën do ta dërgoj në Prokurori

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka folur për Front Online pas akuzave që ia ka bërë sot ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ai ka thënë se Haxhiu ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike.

    “Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë”, ka thënë Thaçi.

    “Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qenë e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone. Ky proces i nisur për te mirën e Shërbimit Korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro”, tha ai për Front Online.

    Ai tutje ka kërkuar nga ministrja Haxhiu që lëndën ta dërgoj në Prokurori përndryshe një gjë të tillë do ta bëjë vet ai.

    “Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se  është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor. Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë. Po ashtu ftoj të gjithë gazetarët që ta marrin lëndën e ankandit dhe ta publikojnë në tërësi”, tha tutje ai për Front Online.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se do të nisin procedurat për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

    Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se pas informatave që kanë pranuar kanë kërkuar raport të Auditorit të Brendshëm i cili ka gjetur kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme.

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.