×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Viti ka mungesë të rrobave mbrojtëse për stafin mjekësorë

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Rasti i parë i identifikuar me Coronavirus në Kosovë ishte nga komuna e Vitisë. Deri më tani numri i të infektuarve në këtë komunë ka shkuar në 45, raporton portali Front Online.

    Lidhur me gjendjen shëndetësore të të infektuarve për Front Online, ka folur zëdhënësi i Shtabit Emergjent në këtë komunë, Tefik Salihu.

    Ai tha se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile.

    “Deri tani në Komunën e Vitisë me COVID-19 janë identifikuar 45 persona. Shtatë janë të hospitalizuar, kurse të tjerët janë të vetizoluar dhe po trajtohen në shtëpi. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve. Deri tani 3 persona janë shëruar”, tha Salihu për Front Online.

    Salihu tha se janë duke i identifikuar personat të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit, por deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar.

    “Aktualisht nuk ka persona të dyshuar kontakti, por Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim po gjurmon kontaktet e mundshme të personave të infektuar”, tha ai për Front Online.

    Ndërsa për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit disa donator nga kjo komunë kanë vendosur dy tunele dezinfektuese në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

    Salihu tha se si komunë kanë nevojë për rroba mbrojtëse për stafin mjekësorë, ndërsa me pajisje tjera mbrojtëse janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.