Këngëtarja Beyonce së fundmi publikoi një video promovuese për koleksionin e ri Adidas x Ivy Park Rodeo. Linja e modës është frymëzuar nga kaubojt dhe Beyonce duket, mirë, por shumë provokuese.
Superylli i muzikës, në këtë video është magjepsëse, seksuale dhe duket shumë tërheqëse. Pozat, lëvizjet, zjarri që rrethon skenografinë, sipas shumë njerëzve, kanë larguar vëmendjen nga rrobat dhe të gjitha shikimet janë përqendruar në këtë bukuri.
“Beyonce, kjo është shumë për zemrën time”, “Ti më ngrite presionin”, “Si duket kjo”, kanë shkruar ndjekësit e saj në komente të shumta.
Pa dyshim, Beyonce duket e mrekullueshme, por shumë kanë pyetur veten “kush do të veshë vërtet diçka të tillë”?./FrontOnline/
https://www.instagram.com/tv/CSPYAlqHGZL/?utm_source=ig_web_copy_link