Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë me targa RKS është djegur në veri të Mitrovicës.
Sipas Policisë, vetura është pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit.
Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Komunikata e plotë:
Në zonën rajonale të Mitrovicës Veri i vihet zjarri një veture me targa RKS
Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit.
Lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet, përderisa Policia e Kosovës lidhur me rastin ka ndërmarr veprimet e nevojshme operativo hetimore.
Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe zbulimin e akteve të tilla kriminale./Front Online