×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Spitalin e Pejës po trajtohen 53 pacientë me COVID-19, prej tyre 16 në gjendje të rëndë, tre në respirator

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    16 pacient janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ndërsa tre janë në respirator dhe 40 pacientë janë në oksigjeno terapi gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

    Sipas një njoftimi përmes rrjetit social në Facebook thuhet se katër pacient janë shëruar ndërsa aktualisht 53 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19.

    “Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, tre janë në Respirator, 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

    Në njoftim tutje thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ dhe 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    “Tre lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, një normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, dhe të tre të porsalindurit janë të gjinisë mashkullore.

    206 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,026 analiza, ndërsa janë kryer katër operacione. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 128 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 94 rëntgen, 25 EHO dhe 9 CT-ja”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Bashkimi Demokratik për Integrim, e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoskin, se po tenton të degradojë statusin e gjuhës...
    Lajme08 Janar 2025
    Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti duke festuar Krishtlindjen Ortodokse, bashkë me disa persona, është...
    Lajme08 Janar 2025
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, kishte planifikuar që sot në komunën e Vitisë të bënte përurimin e dy...
    Të tjera
    Sport08 Janar 2025
    Luka Modric nuk di të plaket. Legjenda kroate po luan si të ishte 20 vjeç dhe ky fakt është duke e impresionuar...
    Lajme08 Janar 2025
    Gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi është përmirësuar, pas kujdesit mjekësor që po merr në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës....
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Vip08 Janar 2025
    Leo ka vazhduar diskutimin e tensionuar me Xuxin pas debatit me Drilonin. Ai u shpreh se nga tani e tutje nuk ka...
    Lajme08 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një koloneli policor dhe ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një majori, për pjesëmarrje në...
    Vip08 Janar 2025
    Tre banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xuxi, Driloni dhe Leo kanë pasur një përplasje të ashpër me akuza e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.