Në klinikat në kuadër të QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar 467 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa prej tyre 46 janë në gjendje të rëndë.
15 pacientë janë në respiratorë e 31 me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 415.
Në total po trajtohen 656 pacientë, por janë konfirmuar me COVID-19, 467. Ka të tjerë që po presin rezultatin e testeve apo të testohen.