Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën në përballjen me pandeminë Covid-19 në Shqipëri, ndërsa janë shënuar edhe 162 raste të reja të infektuar nga kronavrusi.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se një 47-vjeçar nga Tirana, një 68- vjeçare nga Kavaja, një 72 -vjeçar nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Korça, nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë virusit Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 914 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 9115 që nga fillimi i epidemisë.