×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prizren do të ketë kthim të pjesshëm në shkolla dhe E-mësim

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Autoritetet komunale të Prizrenit deklarojnë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më datën 14 shtator.

    Ata kanë theksuar se janë përcaktuar për skenarin B, ku është paraparë kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi.

    Drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka pohuar se Prizreni është bërë gati që të nisë vitin shkollor në datën e përcaktuar nga MASH-i, dhe se pothuajse të gjitha shkollat janë dezinfektuar, janë pajisur me dezinfektues dhe me shenja të mbajtjes së distancës, transmeton KOHA.

    “Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të fillojmë me skenarin B, që nënkupton mësimin me prezencë në shkollë, si dhe atë të kombinuar me mësimin në distancë. I kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura sa i përket anës teknike, mirëpo edhe anës tjetër të organizimit të mbajtjes së procesit mësimor”, ka thënë ajo.

    Ndërsa kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka theksuar se Prizreni për vjeshtën e këtij viti ka gati sistemin elektronik për monitorimin e rrjedhës së procesit mësimor, përkatësisht monitorimin e drejtorëve të shkollave nga DKA-ja, monitorimin e mësimdhënësve nga drejtorët e shkollave dhe monitorimin e nxënësve nga mësimdhënësit.

    “Gjatë verës Komuna e Prizrenit ka identifikuar mënyrën se si mund të mbahet mësimi në distancë, ku faktikisht të gjithë nxënësit kur logohen në sistem iu del koha kur janë kyç në mësim, cili mësimdhënës sa ka mbajtur mësim, çdo drejtor me pasë qasje në numrin e orëve, të cilat i mban mësimdhënësi, dhe në të njëjtën kohë me pasë konsultime me prindërit”, është shprehur Haskuka.

    Sipas tij, ka dallime në numrin e nxënësve te shkollat në zonat rurale dhe ato urbane, prandaj dhe përgatitjet janë bërë për skenarë të ndryshëm.

    MASH-i ka hartuar Udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, ku janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës,...
    Lajme05 Janar 2025
    Pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm. Në bazë të përditësimit të fundit që është bërë nga...
    Lajme05 Janar 2025
    Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hyrë në Kroaci. Sipas disa fotografive të publikuar,...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.