Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, të dielën. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar.
Dy gratë e dyshuara del se kanë lidhje familjare. Nënë e bijë. Vajza 19 vjeçare po dyshohet se me nënën e saj kanë kryer veprën penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.
Gruaja shtatzënë është njëra nga të arrestuarat e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, sipas raportimit të Sinjalit pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohen se e kanë hedhur në tualet.
Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nga Policia.
Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj konfirmoi për Insajderi se tashmë është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve.
Të njëjtat akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo për Insajderin.