Policia në Pejë sot e ka realizuar planin operativ “Qarshija e Gjatё”, duke asistuar Inspektorët komunal tё tregut tё Komunёs sё Pejёs, plani ёshtё realizuar nё rrugën “Qarshia e Gjatё” nё Pejё.
Në një njoftim thuhet se duke u përfillur procedurat ligjore tek tre persona shitës ambulantë janё gjetur dhe sekuestruar: 66 brisqe, pese boksa metalikë, dy revole shkrepsë dhe një shufër metalike.
Tё gjitha veprimet janё marrё nё koordinim me Prokurorin e Shtetit.