Në Pejë një person është arrestuar pasi që ka penguar në kryerje të detyrës dy zyrtarë policorë dhe i ka sulmuar ata.
Policia në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se nuk raportohet për lëndime, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Pejë, 04.05.2022 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar dhe më pas ka sulmuar dy zyrtarë policorë që ishin në kryer të detyrës zyrtare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.