×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Pejë mbahet debat publik për projektligjin e KPM-së

    FrontOnline
    13 Prill 2024

    Me qëllim të marrjes së propozimeve vërejtjeve dhe rekomandimeve, Komisioni parlamentar për media, mbajti në Pejë dëgjim publik për projektligjin për KPM-në.

    Fshehja e pronarëve të portaleve, shpërndarja e videove nga faqe të ndryshme pa leje e pa mbulim të fytyrave të fëmijëve, transparenca financiare, vula e garancisë dhe obligimi për regjistrimin e të gjitha medieve në Kosovë, ishin vetëm disa nga shqetësimet që u ngritën nga pjesëmarrësit në këtë dëgjim publik.

    “KPM -ja do të duhet të bëj më shumë për mbrojtjen e privatësisë së secilit person, jo vetëm fëmijëve për arsye se me potencuar në një portal, me ja përmend emrin nëse është përfshirë qoftë edhe në një aksident apo incident edhe në fund për me shkruar prezumimin e pafajësisë, për mua nuk është etike dhe nuk veproj kështu”, tha Valdrin Daci.

    “Ju flisni për gjobat, asnjë moment nuk thatë dicka për shpërblimet, atij që e meriton, për të krijuar profesionalizëm ndërgjegje dhe përgjegjësi. Dhe asnjë portal, apo edhe media tjera nuk i japin llogari askujt për asgjë hiq e ajo është papërgjegjësi e madhe, mos koordinim”, tha Rrustem Gërguri.

    “Si do të zbatohet ku ligj përderisa nuk regjistrohen të gjitha mediet, pra duhet të bëhet obligative që të regjistrohen këto medie edhe të respektohet integriteti i qytetarëve në plotni”, tha Ardit Gërvalla, transmeton RTK.

    Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Valon Ramadani, tha se sot për sot mediat online nuk janë të rregulluara fare, ato që kanë video e jo shkrim, kështu që çdo mendim i juaji llogaritni që mund të jetë vendim për ne.

    “Me 26 të këtij muaji është paraparë data kur komisioni mblidhet edhe i shqyrton të gjitha këto komente sugjerime, adresime të cilat do t’i adresojmë pranë komisionit parlamentar ku janë të përfshira të gjitha partitë”, tha Ramadani.

    Nga të pranishmit në dëgjim publik u tha se ka edhe shumë çështje të tjera të cilat duhen adresuar komisionit parlamentar mbi ligjin për KPM-në. Por, u tha se duhet pjesëmarrje më e madhe e përfaqësuesve të medieve, OJQ -ve  dhe vet qytetarëve.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.