×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Parkun arkeologjik Ulpiana promovohen veshje të ndryshme të trevave shqiptare

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Në vendin historik mijëravjeçar, pasditen e sotme janë promovuar veshje të ndryshme të trevave shqiptare. Në kuadër të Muajit të trashëgimisë evropiane, u tha se shumë shpejt Kosova do të jetë edhe pjesë e hartës së UNESCO-s.

    Në parkun arkeologjik “Ulpiana”, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik, Muzeun Kombëtar dhe Fondacionin “Tradita Popullore”, sot kanë organizuar ngjarjen kulturore në të cilën është promovuar diversiteti i pasur kulturor i Kosovës, përmes veshjes tradicionale dhe punimeve artizanale.

    Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është pasurohet lista e trashëgimisë shpirtërore, derisa ka shtuar se është me rëndësi të mbështetën studentët e Arkeologjisë.

    “Jam shumë e nderuar si ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit, që në bashkëpunim me ne tash po e shënojmë muajin e trashëgimisë evropiane, kemi arritur që sot të organizojmë këtë ekspozitë që ka shumë dimensione. Kosova ka shumë pasuri. Kryeministër, ne prej ditës të parë i kemi marrë disa vendime që të pasurojmë listën tonë të trashëgimisë shpirtërore. Kemi arritur dy marrëveshje me Institutin Albanologjik dhe Rektoratin e Universitetit të Prishtinës që të mbështesim studentët. Unë të falënderoj kryeministër, për ardhjen tënde dhe treguesi më i madh është programi ku trashëgimisë i tregohet rëndësi e madhe, ku tregohet rëndësi e madhe për trashëgiminë”, tha Dumoshi.

    E, kryeministri Avdullah Hoti tha se është obligim institucional të jenë prezent në pasqyrimin e koloritit shqiptar.

    “Sot, në këtë vend historik mijëravjeçar bashkë me manastirin e Graçanicës, është më të jemi bashkë në promovimin e veshjeve të trevave shqiptare. Kosova e ka vendin së shpejti në hartën e UNESCO-s. Me këtë pasuri dhe kujdesin që e ka ministrja e Kulturës shpejt do të lëvizëm në organizata ndërkombëtarë për të promovuar diversitetin kulturor që kemi si Kosovë”, ka thënë Hoti.

    Tash e sa ditë kanë filluar tashmë aktivitetet për shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane. Kjo ngjarje e vjeshtës ka për qëllim prezantimin e trashëgimisë kulturore e që mbledh gjithmonë mbledh një numër madh të turistëve të interesuar.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu së fundmi ka qenë cak i kritikave të shumta si rezultat i një takimi që zhvilloi të shtunën me...
    Lajme18 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve...
    Lajme18 Maj 2025
    Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Maj 2025
    Sot në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...
    Vip18 Maj 2025
    I ftuar mbrëmë (e shtunë) në emisionin “Goca & Gra”, Jozi Marku komentoi për herë të parë incidentin e rëndë në Big...
    Kronika18 Maj 2025
    Një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Gjakovë. Sipas Policisë arsyeja është xhelozia. I dyshuari gjendet në arrati. “DHUNË...
    Lajme18 Maj 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ai ka sugjeruar se ZRRE,...
    Lajme18 Maj 2025
    Analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu,...
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.