×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Në pandemi rriten çmimet e artikujve ushqimorë e ulen pagat

    FrontOnline
    06 Qershor 2021

    Përkundër uljes së pagave në pandemi dhe krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të rriten në Kosovë.

    Çmimet e konsumit u rritën në vlerën prej 2.6 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Përderisa, shtrenjtim i theksuar vërehet tek vaji ushqimor me një ngritje diku 20.5 përqind, pastaj derivatet me 19.9 përqind dhe produktet farmaceutike 1.9 përqind.

    Ky shtrenjtim është i papërballueshëm për qytetarët konsumatorë, të cilët kërkojnë ulje të çmimeve.

    Qytetari Ukshin Gashi i cili kishte dalë me bashkëshorten e tij për të blerë produkte ushqimore, tha se ka rritjet të çmimeve në përgjithësi, derisa shtoi se shumë familje me të ardhurat e tyre të vogla nuk munden t’ia dalin që të mbijetojnë.

    Gashi theksoi se përkundër pagave të ulëta, çmimet e shportës ushqimore në Kosovë janë të ngjashme me ato në Gjermani dhe Zvicër.

    Gashi: Çmimet janë në nivel me Gjermaninë

    “Të gjitha janë rritë, në përgjithësi… Ata që i kanë 200 euro nuk munden ma ia dalë, por jeta është gjithqysh. Ushqimoret të gjitha janë ngritë dhe sidomos tek ne gjërat ushqimore janë në nivel me Gjermaninë. Rrogat dihet qysh janë, a çmimet janë të njëjta me Zvicër dhe Gjermani. Vetëm buka është lirë tek ne, të tjerat të gjitha janë njësoi sikur në Gjermani si në Zvicër”, thotë ai.

    Edhe për pensionistin Jahir Limani këto çmime të larta kanë vështirësuar jetën e tij marrë parasysh edhe pensionet e ulëta në vend.

    Limani: Çmimet e larta mezi po mbijetojmë me pensione

    “Rritje të çmimeve edhe shumë madje. Po mundohemi me mbijetuar me do pensione. Është e vështirë, vërtet i kanë ngritur çmimet”, thekson Limani.

    Ndërsa, Remzi Metolli thotë se përveç produkteve të tjera ka dy muaj që vaji për gatim është shtrenjtuar për 60 cent më shumë.

    Metolli: Çmimi i vajit 60 cent diferencë

    “Vaji ishte me ngritje të çmimit për të tjerat nuk pash. Por vaji po. Ishte diku 60 cent diferencë më shtrenjtim… Ka edhe rritje të çmimeve, por po duhet disi me ia dalë. Duhet me bërë thirrje me ulë çmimet, psh. Vaji 60 cent ishte diferenca”, theksoi Metolli.

    Ndaj çmimeve të larta të cilat po rriten për çdo ditë, ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës për të drejtat e konsumatorëve “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, i cili thotë se asnjë ngritje e çmimeve pa marrë parasysh çfarë arsyetimi ka, nuk është e pranueshme për qytetarin, aq më pak nëse kihet parasysh situatën me pandeminë.

    Kaçaniku: Në kohë pandemie asnjë shtrenjtim nuk arsyetohet

    “Në këto rrethana asnjë ngritje çmimi as për 0.1 përqind nuk mirëpritet dhe nuk arsyetohet. Prandaj, qeveria urgjentisht dhe me seriozitet maksimal duhet të reagojë… Ne si organizatë kemi bërë krahasim të rrogave në Kosovë me ato të Bashkimit Evropian, derisa atje janë dhjetë herë rrogat më të larta, ne këtu në Kosovë e paguajmë të njëjtin artikull me çmimin e njëjtë ndoshta edhe më shtrenjtë”, thotë ai.

    Ndërsa,Ibish Asllani, shef i divizionit të statistikave të çmimeve në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, thotë për KosovaPress se në muajin prill ka pasur ngritje të çmimeve për 0.3 përqind, krahasuar me muajin mars të vitit 2021.

    Sipas tij, më së shumti u rriten çmimet e vajit ushqimor, kafes, derivatet dhe produktet farmaceutike.

    Asllani: Vajrat për gatim kanë pasur një ngritje diku 20.5 përqind

    “Sipas të dhënave që janë nxjerrë për muajin prill për çmimet e konsumit për ka dalë një ngritje e çmimeve për 0.3 përqind krahasuar me muajin mars të vitit 2021. Ndërsa në periudhën një vjeçare muaj prill i vitit 2021 me prillin e vitit 2020 ka pasur një ngritje të çmimeve diku për 1.9 përqomd. Pra, norma e inflacionit ka qenë diku 1.9 përqind… Në këtë ngritje të çmimeve prej 1.9 përqind kanë ndikuar ngritja e çmimeve tek buka dhe drithërat për 2.3 përqind, vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë pasur një ngritje diku 20.5 përqind, pastaj pijet alkoolike kanë pasur një ngritje 2.8 përqind, duhani ka pasur një ngritje 4.5 përqind, gazi ka pasur një ngritje 4.6 përqind… produktet farmaceutike për 1.9 përqind, karburantet kanë pasur një ngritje prej 19.9 përind. Shërbimet për transport kanë pasur një ngritje 2.9 përqind ngritja e çmimeve të biletave të transportit”, theksoi Asllani.

    Ai më tej ka shtuar se bazuar në statistikat e ASK-së, nga të ardhurat që ka një ekonomi familjare, 46 përqind e tyre shpenzohen vetëm për konsum.

    Kjo normë e lartë e shpenzimeve për këtë grup të ushqimit, Asllani thotë se dobëson standardin e jetesës të ekonomive familjare në Kosovë.

    Asllani: Gati gjysma e të ardhurave shkon vetëm për konsum

    “Gati gjysma e të ardhurave shkonë vetëm për konsum dhe kjo ndikon direkt në dobësimin e standardit të jetesës, por edhe të ekonomisë familjare në Kosovë”, thotë ai.

    Shefi i divizionit të statistikave të çmimeve, Asllani ka thënë ndër të tjera se në vitin 2020, kur u paraqit pandemia, pagat mesatare në Kosovë, sidomos në sektorin privat shënuan rënie.

    Asllani: Ulen pagat, sidomos në sektorin privat

    “Në bazë të të dhënave që Agjencia e Statistikave të Kosovës ka dalë me publikim, niveli i pagave në Kosovë në vitin 2020, del se paga neto në vitin 2020 ishte 416 euro, krahasuar me vitin 2019, e cila ishte 430 euro, pra del një rënie prej 14 euro”, thekson ai.

    Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, në bazë të një raporti përfundimtar të monitorimit të çmimit të vajit, bën të ditur se nga monitorimi që kanë kryer në terren, si dhe nga mbledhja e të dhënave nga institucionet shtetërore, kanë ardhur në përfundim që nuk ka elemente të ndonjë marrëveshjeje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar ndërmjet importueseve të vajit në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.