×
  • Kronika
  • Kronika

    Në mungesë të anëtarit të trupit gjykues, shtyhet gjykimi në rastin e njohur si “Bon Vivant 1”

    FrontOnline
    15 Prill 2024

    Për shkak të mungesës së anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Gazemend Bahtiri, i cili mungoi për arsye shëndetësore, ka dështuar të mbahet të hënën gjykimi ndaj të akuzuarve Masar Gërdovci dhe Sherfi Krasniqi, në rastin e njohur si “Bon Vivant 1”.

    “Mungon gjykatësi Gazmend Bahtiri pasi që gjendet në pushim shëndetësor pas një aksidenti trafiku, andaj në mungesë të kushteve ligjore seanca e sotme nuk do të mbahet”, tha kryetari i trupit gjykues, Avni Syla.

    Ndryshe, në seancë ishte prezent prokurori Armend Hamiti si dhe dy të akuzuarit me mbrojtësit e tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kujtojmë se edhe seanca e 11 marsit 2024 kishte dështuar për arsye se shëndetësore të prokurorit të çështjes.

    Ndryshe, në seancën e 26 shtatorit 2023, prokurori Armend Hamiti kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të cilën po akuzohet Masar Gërdovci, duke e kualifikuar të njëjtën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.

    Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj.
    Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

    Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë në rigjykim sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”, duke i dënuar me 24 vjet burgim (së bashku).

    Lidhur me ketë vendim, Gjykata Supreme rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

    Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marrë më 13 janar 2023, ku Themelorja, Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

    Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015. Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklaratën e BE’së për mbylljen e komunave paralele në Kosovë....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.