Ndonjëherë nuk e dimë çfarë është më keq: Alarmi në 6:00 për në punë apo fakti që pas një dite super të lodhshme të duhet të shkosh në palestër. Sigurisht, kjo e fundit është përveç të tjerave terapi për shkarkim energjie, por këtë e themi zakonisht pasi kemi mbaruar.
Gjithsesi, e zëmë se jeni plotësisht të motivuar, një nga dilemat më të mëdha në lidhje me ushtrimet është: Cila është koha më e mirë për të bërë palestër? Mëngjesi apo darka?
Pavarësisht çfarë mund të keni dëgjuar, nuk ka një kohë më të mirë për ata që duan të ushtrohen. E gjitha varet nga preferencat dhe rutina juaj.
Deri më tani, nuk ka mjaftueshëm studime që tregojnë se të ushtrohesh në mëngjes ka më shumë rezultate se në mbrëmje. Njerëzit do t’i përshtasin oraret sipas stilit të tyre të jetesës.
Përveç kësaj, aktiviteti fizik i mbrëmjes dhe i mëngjesit kanë përfitimi unike që mund të ndikojnë më tej tek zgjedhja juaj.
Ata që ushtrohen në mëngjes kanë tendencën ta kthejnë palestrën në rutinë të përditshme dhe të mos tundohen për ta lënë, e ndërsa mbrëmja vjen më pak dembele. Plus, aktiviteti në mëngjes ju ndihmon të përmirësoni gjumin dhe nivelet e energjisë.
Përsa i përket përfitimeve fizike, ushtrimet e mëngjesit ju japin shansin të vazhdoni të digjni kalori aktive gjatë ditës dhe ta furnizoni trupin mjaftueshëm për masë muskulare. Nga ana tjetër, palestra në mbrëmje ju jep kohë të shlodheni dhe të çlironi gjithë stresin e mbledhur gjatë ditës./FrontOnline/