×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë fakulteti mund të kryhet edhe nga burgu

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    23 të mitur po ndjekin mësimet nga Qendra Korrektuese në Lipjan , dy nga ta po ndjekin studimet universitare.

    Po dëgjon me shumë kujdes atë se çka po thotë profesori.

    E pjesën më të rëndësishme të ligjëratës i mban shënim për të mos i harruar.

    Dëgjon shumë, por edhe përgjigjet në pyetjet e profesorit.

    Gjithë ky aktivitet shkollor po mbahet brenda qendrës korrektuese në Lipjan, aty dy të rinj nga burgu po ndjekin studimet.

    Njëri është student i Fakultetit Ekonomik e tjetri Shkencat Kompjuterike.

    Edhe pse në kushte burgu, kjo formë e mësimi po u pëlqen të burgosurve që duan të studiojnë.

    Çdo gjë që u nevojitet për studime e kanë në dispozicion.

    Pos tyre brenda kësaj qendre korrektuese, janë edhe 21 të mitur që ndjekin mësimet.

    Dhe se për të gjitha ata janë poltësuar kushtet.

    Kushdo që është i interesuar për mësim, kjo qendër u mundëson ta bëjë një gjë të tillë.

    Kurse kordinatori për arsim në këtë qendër korrektuese thotë se ata që regjistrohen në fakultete nga kjo qendër nuk kanë ndonjë trajtim të veçante.

    Por Flakë Ymeri zyrtare sociale në këtë qendër thotë se jo të gjithë ndjekin mësimin.

    Në ketë qendër janë gjithsej 23 të mitur që ndjekin mësimet , dy prej tyre ndjekin mësime universitare kurse të tjerët atë të shkollimit të mesëm dhe fillor.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.