Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 520 raste pozitive.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3661861040608540