×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në këtë vend, punëtorët që e marrin vaksinën kundër COVID-19 fitojnë dy ditë pushim me pagesë

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Qeveria e Çekisë ka bërë të ditur të premten se punëtorët shtetëror të cilët e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 kanë të drejtë për t’i marrë dy ditë pushim që do të jenë me pagesë nga shteti.

    Kjo ofertë për pushim është e vlefshme deri në fund të vitit 2021, tha kryeministri çek Andrej Babis në një konferencë shtypi në Pragë.

    Ai inkurajoi qeveritë rajonale ta ndjekin këtë shembull, si dhe nxiti kompanitë private të inkurajojnë punonjësit e tyre që të marrin vaksinën.

    Vendimi për të ofruar ditë pushimi falas për ata që vaksinohen është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat e hodhën poshtë këtë duke e quajtur si një gjest populist përpara zgjedhjeve legjislative të tetorit.

    Por Babis u tha gazetarëve se qeveria e sheh vaksinimin si “gjënë më vendimtare” dhe se “vazhdimisht do ta promovojë atë”.

    Rreth 62.6% e popullsisë së moshës madhore në Çeki kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 54.2% janë të vaksinuar me të dyja dozat, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.