×
  • Sport
  • Sport

    Në javën e shtatë përballen finalistët e “Play-Offit”

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Java e shtatë e Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet në mesjavë.

    Takimi i vetëm i mërkurës është ndërmjet Rahovecit dhe Trepcës. Vreshtarët nuk e kanë nisur aq mirë kampionatin, ku në gjashtë xhiro kanë vetëm një fitore dhe pesë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë katër fitore dhe vetëm një humbje në këtë edicion, përcjell FrontOnline.

    Rahovecit kërkojnë këndelljen, kurse ‘Xehetarët’ të vazhdojnë me formë të mirë.

    Bashkimi që ka tri fitore dhe tri humbje do të ndeshet me Dritën, që është skuadra e vetme në elitën e basketbollit të Kosovës që nuk ka shënuar asnjë humbje, duke pësuar gjashtë humbje në gjashtë ndeshje.

    Ndeshje shumë interesante shihet mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16. Prishtinasit kanë tri fitore dhe dy humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore dhe dy humbje.

    Sfida më interesante është mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistët e “Play-offit” të edicionit të kaluar, ku kishin fituar therandasit, që së fundit fituan në Superkupën Mbarëkombëtare në Ligën Unike.

    Pejanët janë në vendin e parë me pesë fitore dhe një humbje, kurse Ylli pas tri humbjeve, ka shënuar tri fitore ne radhë.

    Superliga – Java 7

    E mërkurë
    19:00 Rahoveci -Trepça
    E enjte
    15:00 Bashkimi – Drita
    17:00 Prishtina – Prizreni 16
    19:00 Peja – Ylli./FrontOnline/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.