×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjilan u ngrit shtatorja e heroit Ramiz Cërnica

    FrontOnline
    28 Nëntor 2023

    Në festën e 28 Nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit, shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cërnica.

    Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pikërisht në festën e 28 nëntorit, është inauguruar në qendër të Gjilanit shtatorja e tribunit të kombit, Ramiz Cernica, në ngjarjen ku morën pjesë përfaqësues institucionalë lokalë e qendrorë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të FSK-së, policisë e qytetarë.

    Paraprakisht, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, për të nderuar veprën heroike të tyre në shërbim të atdheut.

    Në ngjarjen e inaugurimit të shtatores, në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka folur drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, i cili tha se sot po e nderojnë tribunin Ramiz Cernica, një personalitet të jashtëzakonshëm, një udhëheqës të shquar dhe një kontribues të pamohueshëm për historinë dhe kulturën tonë, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

    Ai tha se Ramiz Cernica ishte luftëtar, patriot e organizator i mbrojtjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ishte pasqyra e rezistëncës së shqiptarëve kundër robërisë.

    “Në ditën e flamurit, së bashku po e plotësojmë mozaikun e pasur historik e kombëtar këtu, në zemër të Gjilanit, edhe me figurën e derdhur në bronz të tribunit të kombit, Ramiz Cernica. Largpamësi Ramiz Cernica e donte tokën e trashëguar nga stërgjyrësit e tij, nuk dorëzohej asnjëherë, përkundër regjimit diskriminues ndaj shqiptarëve, dhe se ishte i bindur se një ditë ne do ta gëzojmë të drejtën tonë, lirinë tonë dhe bashkimin tonë në tokat tona”, ka thënë Zeqiri.

    Në emër të këshillit organizativ ka folur veprimtari Ismet Sylejmani, i cili e ka vlerësuar lartë veprën heroike të Ramiz Cernicës.

    “Para 78 viteve, heroi legjendar i Kuvendit të Kosovës në Prizren, tribuni trim e sypatrembur Ramiz Cernica, me qëndrimin e tij burrëror në mbrojtje të Kosovës në Parlament, në rrethim me kordon të hekurt ushtarak e policorë të ushtrisë dhe policisë pushtuese jugosllave, ia ka ndërtuar vetës së tij përmendoren në zemër të popullit, por edhe ia ka shkrirë shtatin e tij të derdhur në bronz”, tha ndër të tjera Sylejmani.

    Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

    “Sot, në ditën më të madhe kombëtare të 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, po e bëjmë inaugurimin madhështor ashtu siç ishte vetë tribuni e heroi i madh i kombit, Ramiz Cernica. Kështu, mes nesh, madhështor e krenar, heroi Ramiz Cernica do qëndrojë përjetësisht duke na përkujtuar pandërprerë se ku ishim, çka përjetuam, si rrugëtuarm, si rezistuam dhe si luftuam, deri në ditët e sotme të lirisë, pavarësisë e shtetësisë”, është shprehur Syla.

    Në këtë ngjarje ka folur edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe deputeti i Kosovës Lindore, Shaip Kamberi, të cilët thanë se inaugurimi i shtatores së Ramiz Cernicës është akt i kujtesës dhe i vlerësimit për një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë.

    Në fund, në emër të familjes ka folur djali i Ramiz Cernicës, Milaim Hoxha, i cili e ka falënderuar kryetarin e Komunës, Alban Hyseni dhe të gjithë kontribuesit për vendosjen e shtatores së babait të tij.

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.