-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Durrësit sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Policia e Durrësit në kontrollet e bëra sot ka parandaluar një rast trafikimi narkotikësh. Në këtë rast janë arrestuar 3 persona për veprën “Trafikim I lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”. Bëhet e ditur se janë sekuestruar 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë që ishin pështjellur në formë çokollate.

    Në këtë aksion bashkë me Policin? kufitare ka marrë pjesë edhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të cilët në masat e shtuara për parandalimin e trafikimit dhe veprimtarive tjera kriminale në këtë rast kanë arrestuar shtetasit me inicialet S.D., 31 vjeç, S.S., 59 vjeç., dhe YK., 49 vjeç.

    Një autobus është ndaluar dhe ka hyrë në kontrolle të detajuar në vijën e dytë I cili ka qenë duke kryer linjën Durrës-Itali. Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet është gjetur një sasi me lëndë narkotike.

    Për të kryer ekspertizat tjera janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës , dhe pas kontrollit të detajuar është gjetur dhe janë sekuestruar 26kg lëndë narkotike mariuanë në formë çokollate.

    Në fund të gjithë procesit hetimor dhe pas konfiskimit të lëndëve narkotike kanë përfunduar në pranga 2 shoferë të autobusit dhe menaxheri. Kurse si provë materiale u sekuestrua edhe 1 automjet dhe 6 aparate celular.

    Për procedurë të mëtutjeshme të gjitha materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me urdhrin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit...
    Lajme13 Gusht 2025
    Vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë raportuar mbi 633 raste të zjarreve, ndërsa aktualisht nëntë prej tyre mbeten aktive, sipas...
    Lajme13 Gusht 2025
    Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, njoftoi se në Graçanicë – komunë nominalisht me shumicë serbe – nuk do të ketë...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe...
    Lajme13 Gusht 2025
    Është gjetur shtetasi i Kosovës, Veton Canolli, i cili u raportua si i zhdukur dje nga ana e familjes së tij pasi...
    Lajme13 Gusht 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave në zgjedhjet e ardhshme...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer nga rrethina e Malishevës, i cili u kap duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë kthyer të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim dhe paaftësi gjatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.