Për nesër pasdite dhe të premten meteorologët paralajmërojnë ndryshim të motit. Do të ketë reshje lokale të shiut dhe stuhi në pjesën jugore të vendit.
Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të premten do të fryjë edhe erë e fortë nga drejtimi verior.
Ndërsa nga e shtuna, pritet sërish të vijojë periudhë stabile dhe me temperatura më të larta në mëngjes.
Ndryshe, sipas parashikimeve vjeshta në Maqedoni pritet të jetë e thatë dhe me temperatura mesatare.