×
  • Vip
  • Vip

    Ndryshe nga Miss Serbia, Miss Kosova nuk i bie pishman që ka bërë simbolin serb me tre gishtërinj

    FrontOnline
    27 Tetor 2021

    Përderisa Miss Serbia, Valentina Petroviç përmes një reagimi të gjatë i ka kërkuar popullit serb falje pse e ka bërë simbolin e shqiponjës me Miss Kosova dhe Miss Shqipëria dhe mes tjerash e ka quajtur Kosovën si “Kosova i Metohija”, term ky me të cilin vazhdimisht i referohen politikanët dhe serbët në përgjithësi,  duket se Miss Kosovës, Besa Çitaku fakti se e ka bërë simbolin nacionalist serb, atë ngritjes së tre gishtërinjve, nuk i bën aspak përshtypje dhe këtë veprim skandaloz të saj e quan vetëm si një foto të thjeshtë dhe asgjë më shumë, transmeton FrontOnline.

    Ajo as që e ka marrë mundin që së paku si kolegia e saj serbe t’i kërkoj falje popullit shqiptarë, e sidomos viktimave të regjimit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë, por e akuzon portalin “FrontOnline” se publikimin e kësaj fotoje ku Besa shihet me simbolin serb, e ka bërë vetëm për klikime dhe asgjë tjetër.

    Ajo nuk e konsideron aspak fyese për popullin shqiptarë glorifikimin e simbolit serb, atë të tre gishtërinjve dhe insiston se kjo nuk ka të bëjë aspak me një simbol serb por se vetëm është një foto e thjeshtë sipas saj.

    Vërtetë një deklaratë dëshpëruese nga një personalitet i cili do të duhej ta portretizonte shtetin e saj, Kosovën në dritën më të mire, duke nxjerrë vlerat kombëtare shqiptare dhe jo duke glorifikuar një simbol nacionalist të një shteti i cili vrau mijëra shqiptarë, dogji dhjetëra mijëra shtëpi dhe dëboi nga Kosova mbi një milionë shqiptarë.

    Po aq dëshpëruese është fakti se as organizatorët e Miss Kosova, të cilët duhet të jenë përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e të përzgjedhurës së tyre, nuk kanë reaguar ndaj veprimit të Miss Kosovës. Ne i publikojmë si reagimin e Miss Kosova, e po ashtu edhe të Miss Serbia./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.