Përmes një postimi në Facebook thuhet se këtë gjest simbolik komuna e ka bërë për të falënderuar personelin shëndetësor.
Postimi i plotë:
Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë!
Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë.