×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtime pa leje, pa pronësi e pa kritere në “Bjeshkët e Nemuna”

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Shteti i Kosovës nuk po ia del ta mbrojë pasurinë e bujshme natyrore në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.  Ndonëse ky park ka mbi 8 vjet që mbrohet me ligj, ai nuk ka gjetur zbatim.

    Drunjtë e moçëm po priten, rrugët po hapen, habitati i egër po shkatërrohet, për të mundësuar ndërtimin e vilave luksoze nga njerëz që nuk janë fare pronarë të tokësPërpjeta që të çon nëpër Bjeshkën e Lumbardhit e deri në majën e saj nuk është e dendur me drunj, siç është mbajtur mend dikur. Ata vende-vende janë prerë për t’u bërë hapësirë ndërtimeve ilegale në Bjeshkët e Nemuna.

    Ndërtuesit janë përkujdesur që ato parcela megjithatë të mbesin të rrethuara me gjelbërim, në afërsi të krojeve, uji i të cilave historikisht ka çarë shkëmbinjtë për të krijuar burime që i japin jetë atij vendi.

    Edhe rrugë janë ndërtuar për qasje më të lehtë nëpër hijeshinë e tokës së shtetit, që është pjesë e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, të mbrojtur me ligj që nga viti 2012.Atje hija e lisave të gjatë më nuk i bën hije habitatit të egër, i cili çdo ditë e më shumë po ikën lart e më lart bjeshkëve, që t’i bëjë vend njeriut. Betoni nuk është kursyer për vendosjen e themeleve, e tullat për ngritjen e mureve të shtëpive e vilave luksoze nëpër Bjeshkën e Lumbardhit.

    Ndonëse pa leje ndërtimi e pa “tapi”, ajo është mbushur me më shumë se 20 objekte, disa prej të cilave janë ende në themel e të tjerat dy-trekatëshe. Ndërtimet kanë kapluar shumë pjesë të Bjeshkëve të Nemuna deri në thellësi të saj, në pronë publike, pa leje e pa kërkesa për to nga asnjë instancë e shtetit.Parku Nacional është shtëpia e shumë bjeshkëve që emrin e kanë marrë nga fshatrat banorët e të cilëve dekadave të kaluara i kanë çuar bagëtitë për të kullotur muajve të verës.

    Bjeshka e Lumbardhit, Bjeshka e Belegut, Bjeshka e Strellcit, Bjeshka e Milishevcit, Bjeshka e Isniqit e shumë të tjera janë tokë e shtetit brenda “Bjeshkëve të Nemuna”, ku banorët e atyre fshatrave dikur kishin ngritur stane nga drurët e gurët e i kishin mbuluar me najlona për t’u mbrojtur nga shiu i verës gjatë tre-katër muajve.

    Bagëtitë kanë kullotur, të zotët kanë nxjerrë qumështin, djathin, kosin e produkte të tjera të bulmetit. Pastaj janë kthyer në shtëpitë e veta, në tokën e vet, në fshatrat të cilave u takojnë. Por që nga paslufta e kryesisht viteve të fundit, statusi i këtyre banorëve ka ndryshuar. Ata i janë kthyer përsëri bjeshkës, por kësaj radhe jo për t’ia lëmuar kurrizin.

    Tokën e kanë gërryer, drunjtë i kanë prerë, rrugën e kanë zgjeruar dhe kushtet për të ndërtuar pamëshirshëm i kanë plotësuar pa kurrfarë pengesash. Ligji për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk ka krijuar kurrfarë garancie që t’u dalë zot këtyre bjeshkëve.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, në një rrëfim në FRONTAL të T7, ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti...
    Ekonomi09 Prill 2025
    Aksionet e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës kanë shënuar rënie të madhe në dy muajt e fundit, duke shkaktuar rënie të...
    Lajme09 Prill 2025
    Nesër në ora 08:00 të mëngjesit do të kthehet sërish në funksion Blloku B2 i termocentralit Kosova B, pasi është ndalur nga...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, refuzoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve për refuzimin e ftesës nga ana e Lidhjes Demokratike të...
    Lajme09 Prill 2025
    Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Me 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj...
    Opinione09 Prill 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në një moment kur Kosovës i nevojitet maturi, bashkëpunim institucional dhe forcim i konsensusit demokratik, kryeministri Albin Kurti ka...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Friderich Merz, kryetar i Unioni Demokratik Kristian (CDU) konservator , është vendosur të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë dhe ka të...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Konservatorët gjermanë të CDU/CSU nën kancelarin potencialisht të ardhshëm Friedrich Merz ranë dakord për një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës...
    Lajme09 Prill 2025
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të mbajnë konferencë për media nga ora 11:00. Në njoftim thuhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.