Gjyqtari Mateu Lahoz ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm ta drejtoj takimin mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Ai ishte caktuar për derbin e së shtunës, por për shkak të problemeve muskulore, LaLiga është detyruar të ndërrojë gjyqtarin.
Edhe zyrtarisht, Mateu Lahoz nuk do të referojë në “El Clasico”.
Tashmë është zyrtare se Jesus Gil Manzano do ta zëvendësojë Mateu Lahozin.
Sfida në mes të Realit dhe Barçës do të zhvillohet në “Alfredo di Stefano” të shtunën nga ora 21:00.
Kujtojmë që ndeshjen e parë këtë edicion, e kishte fituar Real Madridi midis ‘Camp Nou’ me rezultat 1:3.