Senati Italian ka votuar PRO heqjes së imunitetit për udhëheqësin e ekstremit të djathtë Mateo Salvini.
Votimi ishte i ngushte 149 senatorë votuan pro dhe 141 kundër.
Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë se gjykata është e lirë të fillojë gjykimin e çështjes së tij në akuzën e rrëmbimit të mbi 100 emigrantësh, që dënohet deri në 15 vite burg
Prokurorët e Palermos e akuzojnë Salvinin se ka abuzuar me pushtetin e tij duke ndaluar zbarkimin e një anije spanjolle “Open Arms” me mbi 100 emigrantë në bord , transmeton standard.
Salvoni në kohën kur ishte Ministri Brendshëm në gusht të 2019 ka penguar për 3 javë zbarkimin e emigrantëve në tokën Italiane, vetëm kur u arrit një marrëveshje në BE për çështjen e emigrantëve ai lejoj zbarkimin e tyre.
“Jam krenar që kam mbrojtur Italinë dhe do ta bëja përsëri”, tha Salvini, duke reaguar ndaj votimit.
Seanca e tij dëgjimore do të zhvillohet në 3 tetor pasi u shty nga pandemia e Covid 19.