Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin me inicialet R.O.,- person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
Kështu u bë e ditur nga një kumtesë e policisë në Ferizaj, transmeton klankosova.tv.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit R.O, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente”.