×
  • Kronika
  • Kronika

    Ndalohen përkohësisht vizitat e familjarëve nëpër burgje për shkak të COVID-19

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar, se si masë parandaluese së përhapjes së Coronavirusit nuk do të lejojë vizitat tek të burgosurit.
    Në njoftim thuhet se të burgourve do të ju lejohet komunikim më I shpeshtë përmes telefonit dhe platformës SKYPE, me familjarë.
    Përjashtim në lejim të vizita bëjnë Avokati i popullit dhe avokatët.

    Njoftimi I plotë:

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se duke pas për bazë numrin në rritje të rasteve me COVID 19 në shtetin tonë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës është detyruar që të ndërmarrë veprime të nevojshme, me ç` rast ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.
    Kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

    Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione.
    Nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

     

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të jetë për vizitë në Drenas, kurse tubimin qendror të...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot mbushen shtatë vjet nga vrasja ende e pazbardhur e politikanit serb Oliver Ivanoviq me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit...
    Lajme16 Janar 2025
    Për vite të tëra themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka qenë temë diskutimi si në Kuvendin e Kosovës, ashtu...
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.