Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona dyshuar nën dyshimin se ata kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin, raporton Front Online.
“Fshati Novoselë, Muqivërcë 15.102020 – 08:50. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar m/shtetas të Serbisë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin. Është kontaktuar prokurori dhe pasi të njëjtit nuk kërkoheshin për ndonjë vepër tjetër janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatë për Kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online/