×
  • Vip
  • Vip

    Ndahet nga jeta në moshën 46 vjeçare, stilisti italian i modës

    FrontOnline
    11 Nëntor 2023

    Davide Renne, stilisti italian i modës dhe ish-kreu i repartit të veshjeve të grave të Gucci, ka vdekur nëntë ditë pasi mori detyrën e drejtorit kreativ të Moschino, në moshën 46-vjeçare.

    Vdekja e tij në Milano më 10 nëntor u konfirmua nga Aeffe, grupi mëmë i Moschino, të premten. Shkaku nuk u bë i ditur, megjithëse një deklaratë e lëshuar përmes emailit dhe mediave sociale tha se ishte një “sëmundje e papritur”.

    “Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që po përjetojmë në këtë moment dramatik”, thuhet në deklaratën e Massimo Ferretti, presidenti i Aeffe.

    Renne po punonte për një koleksion që do të prezantohej në Javën e Modës në Milano në shkurt. Një figurë shumë e dashur në modën italiane dhe ‘krahu i djathtë’ i ish-dizenjuesit kryesor të Guçi, Alessandro Michele, Renne kishte folur për ‘rolin e tij të ëndrrave’ në krye të një prej emrave më të njohur të modës italiane. Ai pasoi stilistin amerikan Jeremy Scott, i cili u largua nga marka marsin e kaluar.

    “Marka u krijua në 1983 nga Franco Moschino, i cili njihej po aq për sensin e tij të çuditshëm dhe ironik të humorit, aq edhe për qasjen e tij inovative ndaj dizajnit”, raporton New York Times./FrontOnline/

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Vip26 Qershor 2024
    Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një...
    Vip26 Qershor 2024
    Aktorja e filmave për të rritur, Alby ka postuar disa fotografi nga pushimet. Alby ka venë më shumë në pah gjoksin e...
    Vip26 Qershor 2024
    Afrona Dika më në fund ka publikuar podcast-in me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin. Ata i sqaruan të gjitha për publikun, që...
    Të tjera
    Sport26 Qershor 2024
    Mattia Zaccagni ka qenë hero i Italisë, duke shënuar një gol në minutën e tetë shtesë ndaj Kroacisë. Me golin ndaj kroatëve,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duhet t’i kthejë përgjigje Komunës së...
    Lajme26 Qershor 2024
    Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate sot ka folur për temat që do të diskutohen në takimet e sotme në Bruksel në kuadër...
    Lajme26 Qershor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me tri projektligje që nesër pritet të votohen në lexim të dytë...
    Lajme26 Qershor 2024
    Në Bruksel tashmë ka nisur fillimisht, takimi bilateral BE-Kosovë, përkatësisht i shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe kryeministrit...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.