×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKP-ja i tërheq aksionet në një Ndërmarrje Shoqërore

    FrontOnline
    31 Janar 2022

    Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish Ndërmarrja Shoqërore “NBI Suhareka”).

    NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më datën 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 Euro.

    Sipas AKP-se zotimet e kontraktuara (nga blerësi dhe Ndërmarrja e Re Agrokosova Holding) në këtë kontratë janë si në vijim:

    1. Zotimet për Investime: 8,600,000.00 Euro;

    Sipas Marrëveshjes së Zotimeve, tek pika 2, zotimet për investime kapitale, blerësi zotohet se ndërmarrja do të investoj minimum 8,600,000.00 Euro në investime kapitale brenda periudhës 2 vjeçare.

    1. Zotimet për Punësim: Sipas pikës 3 të Marrëveshjes së Zotimeve, tek zotimi për punësim, blerësi zotohet se:

    Gjatë vitit të parë:

    3.1.1. Të punësoj minimum 172 punëtorë për 6 muajt e parë;

    3.1.2. Të vazhdoj punësimin e këtij numri të punëtorëve deri në 1 vit;

    Gjatë vitit të dytë:

    3.2.1. Të punësoj minimum 345 punëtorë;

    3.2.2. Të vazhdoj punësimin e këtij numri të punëtorëve deri në fund të periudhës së zotimit.

     

    Si rezultat i mos përmbushjes së Marrëveshjes së Zotimeve, AKP nga viti 2011 deri në vitin 2013 i ka lëshuar Blerësit ndëshkimet financiare në vlerë prej 3,579,997.53 Euro, për të cilat ndëshkime Blerësi ka bërë ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS). Ende nuk ka vendim përfundimtar të DHPGJS për këtë rast gjyqësor.

    Që nga fillimi i periudhës së zotimeve e deri në shtator 2019, në Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” janë realizuar pesë auditime të jashtme nga Auditorë të pavarur. Sipas tyre:

     

    Blerësi dhe Ndërmarrja e Re Agrokosova kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, sepse zotimin për punësime e kanë përmbushur vetëm 24.67% të zotimit të punësimit përgjatë tërë periudhës së zotimeve, pra nga viti 2007 e deri më 15 prill 2017. Punësimet e verifikuara nga auditorët e jashtëm kanë qenë 759 punëtorë (përgjatë tërë periudhës së zotimeve të shpërndarë nëpër vite) nga numri prej 3,075 punëtorëve të zotuar për punësime sipas kontratës.

    Në anën tjetër, shkelje e kontratës është edhe fakti se edhe zotimin për investime e kanë përmbushur vetëm në 85.79% të zotimit për investime përgjatë tërë periudhës së zotimeve, pra nga viti 2007 e deri më 15 prill 2017. Investimet e verifikuara nga auditorët e jashtëm kanë qenë EUR 7,378,005.82 nga vlera prej EUR 8,600,000.00 të zotuara sipas kontratës.

    Bazuar në raportet e auditorëve të jashtëm, vërtetohet qartë se Blerësi dhe Ndërmarrja e Re Agrokosova Holding sh.p.k. kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, respektivisht nenit 6.2.2.a të Marrëveshjes së Zotimeve për shkak se as nuk kanë përmbushur zotimet për investime e as nuk kanë përmbushur zotimet për punësime.

     

    Për më tepër Blerësi ka dëmtuar dhe zbritur vlerën e ndërmarrjes me anë të përfitimit jo ligjor kur është bërë shpronësimi i disa parcelave të ndërmarrjes nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e autostradës për Vermicë. Me këtë rast mjetet e shpronësimit në vlerë prej rreth 630,000.00 Euro janë transferuar në llogarinë personale të njërit prej aksionarëve të “Gruppo Vinicolo Fantinel spa” në Bankën Teb dhe jo në llogarinë e ndërmarrjes.

     

    Si rrjedhojë e këtyre shkeljeve të njëpasnjëshme, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor si dhe në përputhje me Marrëveshjen e Zotimit, Bordi i Drejtorëve  ka aprovuar tërheqjen e aksioneve të Ndërmarrjes së Re “AgroKosova Holding sh.p.k.” Suharekë dhe kthimin e tyre në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve ka marr vendim që të kërkohet nga Blerësi (aksionari QMI sh.p.k. dhe Gruppo Vinicolo Fantinel s.p.a) i Ndërmarrjes së Re Agrokosova që të kthej mjetet e shpronësimit të cilat i janë paguar nga Qeveria e Kosovës për shpronësimin e disa pronave të ndërmarrjes për nevoja të autostradës.  Në të njëjtën kohë, Bordi i Drejtorëve ka marr vendim që pas tërheqjes së aksioneve të Ndërmarrjes së Re “AgroKosova Holding sh.p.k.” Suharekë, të vendos ndërmarrjen nën Administrim të Drejtpërdrejtë. Veprim ky që ka për qëllim funksionim më të mirë të ndërmarrjes, zvogëlim të shpenzimeve, rritje e të hyrave si dhe rritje të vlerës së ndërmarrjes gjatë kësaj periudhe deri në një vendim përfundimtar.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, ka dhënë një vlerësim të lartë për kandidatin për kryeministër nga koalicioni opozitar, Ramush Haradinaj. "Nëse...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Është gjetur i vdekur një nxënës pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në...
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza sot ka takuar themeluesin dhe zhvilluesin e sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s,...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje "ka dëshpëruar të gjithë Kosovën" duke e akuzur këtë parti për mungesë planesh...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.