×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NATO e shqetësuar me zhvillimet e fundit në BeH

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    NATO mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, një gur themeli i stabilitetit të vendit që duhet respektuar, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska.

    Këto komente, zyrtarja e lartë e NATO-s i bëri para një takimi me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në selinë e NATO-s në Bruksel të martën.

    “Mbetemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë”, tha Shekerinska, duke kërkuar që të respektohet rendi kushtetues i vendit.

    “Nuk do të pranojmë asnjë lloj vakumi sigurie në BeH dhe nuk do të lejojmë që paqja e fituar me vështirësi të rrezikohet”, shtoi ajo.

    Shekerinska theksoi se Bosnje e Hercegovina është një partnere e vlefshme dhe NATO është e gatshme të konsolidojë më tej bashkëpunimin duke e mbështetur atë.

    “Të gjithë ne duam ta shohim Bosnje e Hercegovinën të ecë përpara në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike. Shumë është bërë tashmë në këtë drejtim dhe ne shpresojmë dhe presim që së bashku të ndërtojmë mbi këtë themel për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë atje”, përfundoi ajo.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
     Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është deklaruar për “Front Online” pas pezullimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore nga Gjykata Kushtetuese, duke kujtuar...
    Lajme28 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë. Të dhënat e...
    Lajme28 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur me nofkën “Ftyra”. Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëluftëtari...
    Lajme28 Prill 2025
    Disa herë kishin premtuar se gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2” do të filloj së zbatuari Ligji për Sigurime Shëndetësore, madje kishin...
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.