Nasim Haradinaj në studio televizive tregon se si do ta shante Vuciqin, nëse ai do ta pyeste se a di të flasë serbisht.
Përfaqësuesi i OVL’së së UÇK‘së, Nasim Haradinaj, në Frontal të T7, ka treguar se si do të reagonte nëse do të përballej me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, e ai do ta pyeste “A flet serbisht”, siç e ka pyetur kryeministrin Avdullah Hoti.
Sipas Haradinajt, Vuciq do të tregohej më i kujdesshëm me të, po ta kishte përballë në vend të Hotit.
“Mas pari nuk do të ishte ai reagimi i Vuciqit para meje. Do të ishte më i kujdessshëm. Vuciqi kur e ka para vetës një njëri që ka bërë për vendin e vet, do të kishte krejt tjetër sjellje”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve të UÇK’së, transmeton Gazeta Express.
E po të vinte rasti ta pyeste Vuciq Haradinajn se a di serbisht, ai thotë se do ta shante.
“Vuciq i ka njerëzit këtu brenda, krejt na njeh. Prandaj po them se mu nuk më kish pyet a di shqip [e thotë në serbisht]”.
“Ma të butën që ia kisha thënë është ‘a di ti shqip?’, e ma e vështira do të ishte ‘pyete nënën tënde’ [e thotë në serbisht]. E kisha thënë edhe shko në *** të nënës [e thotë në serbisht]”, ka thënë Haradinaj.