Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Naser Ramadani e ka përkujtuar gjinekologun Burim Krasniqi, i cili ndërroi jetë mbrëmë pasi ishte sëmurë me Covid-19.
“Pikëllim e dhembje për humbjen e madhe të Dr Burim Krasniqi, baxhë, mik e koleg i madh e profesionist e humanist i vërtetë! Lavdi veprës, punës dhe kontributit profesional e njerëzor! Ngushllime Familjes”, ka shkruar Ramadani në postimin e tij.
Krasniqi ka punuar gjinekolog në Klinikën e Obstretrikës dhe Gjinekologjisë në QKUK. I ndjeri ishte duke u trajtuar që disa ditë në mjekimin intensiv qendror.
Ai është mjeku i shtatë që ka ndërruar jetë nga Covid-19 në Kosovë.