×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci viziton SBASHK-un: Mësimdhënësit do të vaksinohen me kontingjentin e dytë të vaksinave

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci me anëtarë të kabinetit të saj ka vizituar SBASHK-un duke dëshmuar kështu gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat e shumta që ka sjellë pandemia në tërë sektorin e arsimit.

    Takimi ka kaluar në formë të bashkëbisedës duke analizuar situatën aktuale në arsim dhe nevojën që MASHTI, SBASHK-u , por edhe palët tjera të unifikojnë përpjekjet për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor.

    Ministrja Nagavci është shprehur se me këtë vizitë edhe një herë dëshmon respektin e lartë që ka për punëtorët e arsimit dhe për kontributin e tyre me vlerë nëpër vite e dekada. Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për sfidat aktuale që po përcjellin sistemin e arsimit dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor.

    Të dy palët janë pajtuar se është i qëlluar vendimi që filloristët të vazhdojnë procesin mësimor në institucionet arsimore duke shpresuar se situata me pandeminë do të përmirësohet për t’u krijuar kështu kushtet që edhe nivelet tjera të Arsimit Parauniversitar të kthehen në shkollat e tyre.

    Në këtë kuadër është biseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut që punëtoret e arsimit të kenë prioritet për vaksinimin. Ministrja është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina.

    Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj është shprehur se ndjehen të nderuar me këtë vizitë dhe se Ministrja do ta ketë gjithë përkrahjen e punëtorëve të arsimit në angazhimet në shërbim të arsimit me qëllim të arritjeve sa më të mëdha në këto kohë pandemie , kur janë shtuar dukshëm sfidat , të cilat punëtorët e arsimit me angazhime maksimale po i tejkalojnë dhe po dëshmohen me punë e përkushtim.

    Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora Rexhepi Berisha kanë informuar Ministren Nagavci lidhur me aktivitetet që po zhvillohen nga SBASHK –u për të ndihmuar punëtorët e arsimit në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë.

    Të dy palët janë pajtuar që gjithë çështjet e ngritura të zgjidhën përmes dialogut dhe me përpjekje të përbashkëta.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.